Ambasadori i Kosovës në Britani, një tufë lulesh bustit të Skënderbeut në Londër

18:36 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka nderuar Heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai, me rastin e ditëlindjes së Heroit, ka vënë një tufë lule tek busti i tij që gjendet në Londër, e për të cilin thotë se “i jep nder dhe krenari qytetit”.

“Sot vura një tufë lulesh tek busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me rastin e 6 Majit, ditëlindjes së tij. Busti i tij i jep nder dhe krenari qytetit të Londrës, por ai do ta hijeshonte edhe çdo qytet tjetër në botën perëndimore”, ka thënë Greiçevci.

“Heroi ynë kombëtar, duke mbrojtur tokat dhe vlerat shqiptare, mbrojti edhe qytetërimin perëndimor, të cilit i takojmë. Lavdi i qoftë”, u shpreh Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme