Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.
Duke qenë takimi i parë bilateral që nga marrja e detyrës së Kryeministrit nëntë muaj më parë, ambasadori Al-Marri e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e tij dhe i dëshiroi suksese të mëtejme përgjatë mandatit qeverisës. Kryeministri e falënderoi ambasadorin Al-Marri për urimin dhe vizitën, shkruan arbresh.info.
“Me këtë rast, ai e njoftoi ambasadorin e Katarit, Al-Marri për zhvillimet pozitive në vend, me theks në rritjen dyshifrore ekonomike, teksa në krahasim me vitin e kaluar dhe atyre pararendës janë rritur të hyrat buxhetor, është rritur eksporti dhe formalizimi i ekonomisë si dhe investimet e huaja. Kryeministri tha se Kosova është vend i përshtatshëm dhe me potencial për investitorë të huaj, me stabilitet politik dhe një qeveri të fokusuar në drejtësi dhe zhvillim ekonomik”, njofton zyra e kryeministrit.
“I jemi mirënjohës mbështetjes së Katarit ndër vite, e sidomos për ndihmën me pajisje mjekësore në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, u shpreh kryeministri Kurti. Më tej ai falënderoi shtetin e Katarit për lehtësimin e hapjes së ambasadës së Republikës sonë në Doha, për përkrahjen e deritanishme në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe bëri thirrje që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.
Ambasadori Al-Marri tha se është nder t’i qëndrojmë përkrah shtetit të Kosovës. Populli duhet të jetë përfituesi kryesor i bashkëpunimit tonë, tha ambasadori, i cili më tej shprehu interesimin dhe gatishmërinë për të avancuar edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...