Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është pritur në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Temë e diskutimit ishin angazhimet dhe tejkalimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, realizimi i planeve të punës dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.
Me këtë rast, Maloku falënderoi Rohde për kontributin e madh të organizatave gjermane, përfshirë IRZ-në dhe GIZ-in, për implementimin e projekteve në fushën e komunikimit publik, të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në ZMNV, Projektit të BE-së, EUKOJUST dhe hartimin e akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.
Ndërkaq, Ambasadori gjerman, Rohde, theksoi gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetet dhe transparencës se sistemit prokurorial./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag