Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i është bashkuar fushatës #visa4children për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Ambasadori Heldt ka demonstruar situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, konkretisht të atyre me karroca.
“Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lansuar një fushatë të mrekullueshme me 120 karroca. E kam pranuar me kënaqësi sfidën nga shefi i zyrës së UNICEF ne Kosovë, Murat Sahin, dhe e kam ridefinuar sfidën për një ecje me karrocë nëpër Prishtinë. Bashkëndjesia është aftësi për ta ndryshuar këndvështrimin. Ne lëvizim lirshëm dhe pa pengesa dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është për njerëzit me aftësi të kufizuara, e në veçanti për fëmijët. Provojeni edhe ju këtë eksperiencë: vetura të parkuara në trotuare apo kafiteri pa tualete të qasshme”, ka thënë Heldt.
Heldti tha se këto vështirësi fëmijët i hasin edhe në shkollë.
“Përderisa ka qasje në ndërtesë dhe në kat të parë, por kabineti i kimisë dhe tualeti nuk janë të qasshme. Dhe, duhet pra të bëjmë më shumë t’iu ofrojmë qasje të barabartë. Fillojmë më së miri duke e vendosur vetën në këpucët e tjetrit apo në këtë raste në rrotat e karrocës. I njëjti diskutim në Gjermani ka rezultuar me ngritje të vetëdijes. Nëse ndërmerrni hapat e duhur, ashtu si ne, do të arrini të tejkaloni këto pengesa të hidhura për të prekurit”, u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë.
Heldti ka bërë thirrje që të ndihmohen fëmijët që të tejkalojnë pengesat që kanë.
“E sfidoj sektorin privat në Kosovë të mbështes fushatën e UNICEF-it në Kosovë për dhurimin e tabletëve dhe llaptopëve për këta fëmijë”, përfundo Heldti.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...