Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Dider Chabert.
Sipas komunikatës së MPJ-së në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve, bashkëpunimin në fushën e njohjeve të Kosovës, në zona të ndryshme gjeografike ku Franca ka ndikim të veçantë, dhe përgatitjet për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pacolli, vlerësoi kontributin e Francës në gjithë proceset më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe e njohu mysafirin me pikëpamjet e tij për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, që u vlerësuan mjaft nga bashkëbiseduesi i tij.
Ambasadori Chabert tregoi për vullnetin e palëkundur të vendit të tij dhe të Perëndimit në përgjithësi, për ta mbështetur Kosovën dhe në këtë fazë të zhvillimit të saj.
Diplomati francez i dorëzoi Pacollit gjithashtu një letër të ministres për Çështje Europiane, Nathalie Loiseau. Në letër, ministrja franceze e falënderonte Pacollin për takimin gjatë vizitës së tij në Paris dhe për shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve gjatë këtij takimi. Në përgjigje të ftesës, Loiseau shpreh gjithashtu dëshirën e delegacionit francez për të marrë pjesë në festimet e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori shprehu brengën e Francës, si shtet partner dhe mbështetës i Kosovës, për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...