Ambasadori i BE-së në Beograd takon Vuçiqin, pret marrëveshje sa më të shpejtë Kosovë-Serbi

19:54 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ambasadori i BE-së në Beograd, Sem Fabrizi është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Temë e takimit mes tyre ka qenë integrimi i Serbisë në BE dhe vazhdimi i dialogut me Kosovën, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe ka shtuar se shteti i tij duhet ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së.

Fabrizi ka shprehur përkrahjen e plotë për Beogradin në këtë rrugë dhe ka vënë në pah rëndësinë e vazhdimit të procesit të reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Poashtu ai ka ripërsëritur rëndësinë e vazhdimit të negociatave Prishtinë-Beograd sipas kornizës së sponsorizuar nga BE. Ai ka thënë se një marrëveshje për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve duhet të arrihet sa më parë që të jetë e mundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme