Ambasadori Hovenier: Biseda të rëndësishme në takimet e O’Brien me qeveritarët

11:09 | 22 Tetor 2024
E.K

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar për vizitën e ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili u takua me krerët e shtetit në Prishtinë dje.

Hovenier theksoi se bisedat me liderët kosovarë ishin të rëndësishme për partneritetin me SHBA-në dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

“Faleminderit Ndihmës sekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe europian”, ka thënë Hovenier./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme