Google ADS

Ambasadori Hill sulmohet verbalisht nga disa gra serbe: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

12:51 | 8 Tetor 2023
E.H

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij.

Përmes një video të shpërndarë në internet, supozohet se gratë po protestonin për rolin e Hill në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia nga NATO.

“Vrasësi po shëtit në Beograd”, dëgjohen duke thënë ato.

“I ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, vazhduan gratë.

Por, diplomati amerikan nuk reagonte dhe vazhdonte rrugën e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme