Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Heldt tha se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe në terracat e kafiterive në Kosovë.
Madje ai shtoi se pasojat do të shihen në kujdesin intensiv.
“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Tiëtter.
Këtë reagim Heldt e bëri duke shpërndarë një publik të BE-së, lidhur me ndihmën që iu dha sot shëndetësisë kosovare për luftimin e koronavirusit
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...