Google ADS

Ambasadori Heldt: Gjasat e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero

22:03 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, gjatë një interviste ka folur për numrin e madh të kosovarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Ka thënë se gjasat që kosovarëve t’iu pranohet azili për shkaqe ekonomike është zero.
Gjatë intervistës së DW, Heldt është pyetur cilat janë mundësitë e kosovarëve t’iu pranohet azili kur dihet se Kosova bënë pjesë në listën e vendeve të sigurta.

Ai është përgjigjur thënë se gjasat janë zero dhe se nuk ka azil për migrim që ndërlidhet me gjendjen ekonomike.

“Edhe një herë: zero. Nuk ka azil për migrim që ndërlidhet me gjendjen ekonomike. Azili i jepet njerëzve të përndjekur politikisht dhe refugjatëve të luftës, të cilët gëzojnë një status të veçantë të mbrojtjes”, ka thënë Heldt.

Ka thënë se problemet ekonomike të Kosovës nuk do të zgjidheshin duke iu mundësuar migrimin e kosovarëve në Gjermani.

“Mandej qasja jonë nuk është që t’i zgjidhim problemet ekonomike të Kosovës duke iu mundësuar sa më shumë kosovarëve migrimin në Gjermani. Kjo nuk i zgjidh problemet këtu në vend. Kështu që mund vetëm ta theksoj edhe një herë, që azili nuk do të duhej të mendohej fare si opcion, sepse nëse një herë abuzohet me kërkesën për azil, atëherë ju mbyllen dyert e udhëtimit për në Gjermani për vite me radhë, qoftë edhe me qëllim të vizitës”, ka thënë Heldt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme