Google ADS

Ambasadori Guerot: Franca i jep mbështetje të nivelit më të lartë dialogut

21:38 | 20 Nëntor 2023
E.G

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Kështu bëri të ditur ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gueroti cili ishte i pranishëm, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në “X”, Guerot tha se Franca e mbështet në nivelin më të lartë dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Jam shumë i nderuar të pres Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për një shkëmbim të parë me të dërguarin special të Francës,  René TroccazShkëmbim shumë i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për mbështetjen e Francës në nivelin më të lartë për dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Guerot /Arbresh.info

Të ngjashme