Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park, duke e cilësuar si të tmerrshëm, shkruan arbresh.info.
“Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre,” thuhet në mesazhin e tij.
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi që një furgon është përplasur me këmbësorët afër xhamisë Finsbury Park në Seven Sisters Road.
Sipas medieve, sulmuesi kishte bërtitur, ‘do t’i vras të gjithë myslimanët’.
Shumë prej viktimave besohet se ishin persona që sapo kishin mbaruar lutjet në xhami, pasi kishin kryer ditën e agjërimit të Ramazanit.
Lidhur me këtë policia britanike bën të ditur se ka arrestuar një 48 vjeçar të dyshuar.
Ndërsa, kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se policia po e trajton si ’sulm potencial terrorist’./arbresh.info/
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...
Treni i linjës Prishtinë – Pejë u gjuajt me gurë, Trainkos t...
Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lufta kundër krimit dhe trafikut të emigrantëve, Shqipëria e...
Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare