Ambasadori gjerman: Votuesit dhanë mandat të fortë për ndryshim

10:30 | 19 Shkurt 2021
S D

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka biseduar me Ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se me Osmanin ka folur për zgjedhjen e qeverisë së re dhe atë të presidentit.

“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim”, është shprehur Rohde.

“Diskutuam për formimin e Qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet tjera, përfshirë rendin dhe ligjin, luftimin e korrupsionit dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Të dy theksuam bashkëpunimin Kosovë-Gjermani”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme