Google ADS

Ambasadori gjerman thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse

14:41 | 13 Shkurt 2024
E.K

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se këtë të premte fillon Konferenca e Sigurisë në Mynih, me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ka shkruar se kjo do të jetë temë e konferencës së 60-të të Sigurisë që mbahet në Mynih.

Rohde teksa ka shkruar për konferencën që pritet të nisë të premten me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare, ka shtruar pyetje se a është kjo aktualisht ajo që po e shohim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premtën me sesionin e saj të 60-të. Temë e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Europian.”, shkroi Rohde./Arbresh.info

Të ngjashme