Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, i është bashkuar fushatës vetëdijësuese të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen nga coronavirusi.
Ai në një video-mesazh drejtuar kosovarëve tha se të shmangësh vizitat te familjarët do të thotë t’i mbrosh ata nga rreziku i virusit.
“Mbroni veten dhe të tjerët që mund të jenë më të ndjeshëm! Të mos vizitosh miq dhe familjarë do të thotë t’ua bësh atyre një nder. Do të thotë që ju i mbroni ata nga virusi. Në këtë mënyrë ju kontribuoni në parandalimin e stresit shtesë të sistemit shëndetësor, edhe ashtu të mbingarkuar. Hiqni dorë nga vizitat tek miqtë dhe të afërmit”, ka thënë ambasadori gjerman.
“Le ta vendosim Kosovën në rrugën e rimëkëmbjes duke i zbritur shifrat”, tha ai.
Rohde ka bërë thirrje te qytetarët që të ruajnë shëndetin gjatë festave të fundvitit.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike