Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar sot kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një statusi në Twitter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.
“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde. /arbresh.info/
Just met @albinkurti and congratulated him on the VV landslide victory together with @VjosaOsmaniMP. Had a good discussion on all current issues and challenges incl. how to further intensify ???? cooperation pic.twitter.com/D3NtbaYcw9
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 19, 2021
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin