Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evatar Zeqiri.
Ata kanë folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e energjisë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e ambasadës gjermane thuhet se integrimi i katër komunave me shumicë serbe është hap i rëndësishëm për operatorin.
“Gjatë një takimi mjaft informues me kryeshefin e KOSTT, Evatar Zeqiri, ambasadori Rohde theksoi bashkëpunimin e madh me Gjermaninë dhe mbështetjen e kahershme të KfW Bankengruppe në sektorin e energjisë. Integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore ka qenë një hap i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, shkruhet në postim./Arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja