Ambasadori gjerman takon Besian Mustafën, flasin për krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

15:39 | 25 Shkurt 2021
V. S.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka njoftuar se është takuar sot me Besian Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rohde ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rreth kursit që do të ndjek LDK në të ardhmen.

“Lidhur me vendimet e ardhshme (formimi i qeverisë dhe votimi i presidentit), unë nënvizova nevojën për të patur një opozitë të gjallë dhe konstruktive”, ka theksuar diplomati gjerman./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme