Google ADS

Ambasadori gjerman: Ratifikimi i demarkacionit hap i madh drejt BE-së, duam punë jo gaz lotsjellës

11:31 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se dje Kosova ka marr vendim të madh drejt rrugës për në BE, pas ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ratifikimi i ujdisë me malazezët sipas tij, që është një hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave, por që ka ende punë.

Por përfaqësuesit të shtetit gjerman në Kosovë nuk i kanë pëlqyer skenat e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së.

Ai tha se ndërkombëtarët nuk dua që në Kuvend të shohin gaz lotsjellës, por punë.

“Ngjarja e djeshme ishte e vështirë.  Ndërkombëtarët jemi këtu jo të shohim skena me gaz lotsjellës duke u hedhur kundër përfaqësueseve më të lartë të qytetarëve, por punë”.“Liberalizimi i vizave ka edhe pak punë për tu bërë që të arrihet, por këto hapa të mëdhenj që po bëjnë drejt BE-së”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme