Google ADS

Ambasadori gjerman në Serbi: Serbia duhet ta njohë Kosovën

08:48 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në pyetjen se a të kushtëzohet Serbia me njohjen e Kosovës para anëtarësimit në BE, ambasadori Scieb ka përkujtuar kapitullin 35 – atë për Kosovën

“Presim që nesër Parlamenti i Kosovës nesër do të miratojë tri ligje, të cilat do të mundësojnë transfromimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri – ka thënë djeambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, dhe ka shtuar se shpreson se situata do të mbetet stabile pas këtij vendimi, transmeton GazetaMetro.

Schieb, sipas medieve serbe, në Tribunën e Fakultetit të shkencave politike në Beograd ka përkujtuar se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran, dhe ka shtuar se është e rëndomtë që shtetet sovrane të kenë të drejtë në ushtri, ndonëse ka shtuar se ndoshta ky nuk ka qenë çasti më i përshtatshëm për formimin e ushtrisë. Duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do të kushtëzohet anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE me pranimin e pavarësisë së Kosovës, Schieb ka thënë se duhet të plotësohen që të gjithë 35 kapitujt, e ndeir ndër ta, dhe atë ai i fundit, kapitulli 35 për Kosovën. “Gjermania haptas e gjykon taksën 100 për qind të vënë nga Prishtina në mallrat serbe dhe shpresoj se ky kontest do të zgjidhet shpejt – ka thënë Schieb, duke shtuar se dialogu tash po avancon, por se nuk ka alternativë për dialogun mes Beogradit e Prishtinës në kuadër të BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme