Ambasadori gjerman në Kosovë kërkon marrëveshje edhe për energjinë dhe targat

22:41 | 27 Gusht 2022
E.H

Ambasadori i Gjermanisë, në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Rohde e ka quajtur këtë lajm të mirë, derisa ka kërkuar marrëveshje të njëjtë edhe për energjinë dhe targat.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutem domethënë për energjinë, targat”, ka shkruar Rohde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme