Google ADS

Ambasadori gjerman: Në fillim të vitit të ardhshëm do të liberalizohen vizat për Kosovën

21:27 | 23 Shtator 2022
E.H

Për liberalizimin e vizave, ambasadori gjerman Jorn Rohde tha shkurt: “them se po, do të zgjidhet kjo çështje në shkurt e mars ”, ndërkohë që sqaroi më në hollësi se ky proces është i vonuar dhe vlerësoi si të pakuptimtë zvarritjen e kësaj çështjeje.

“Të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren, në kuadër të një projekti ku kanë marrë pjesë nxënës nga vendet e ndryshme dhe aty kam cekur se ”liberalizimi i vizave është një anakronizëm dhe ajo që është e rëndësishme është deklarata e ministrave të Gjermanisë, të Francës dhe Polonisë, të cilët kanë deklaruar se duhet që sa më shpejtë të ketë liberalizim të vizave për Kosovën dhe që ai proces është i vonuar. Rishtaz kam thënë që unë do të jem ambasadori i fundit që do të përgjigjet rreth çështjes së liberalizimit të vizave”, ka theksuar mes tjerash ambasadori Rohde në një intervistë në RTK.

Më tej ai shtoi se liberalizimi i vizave do të ketë nëse duan të gjejnë vende pune, ndërsa sa i përket turizmit, nuk do të ketë nevojë për viza.

Ndërsa lidhur me Asocacionin ambasadori gjerman deklaroi se kjo nuk varet nga ne për ta përcaktuar përmbajtjen , është çështje e partnerëve dhe sqaroi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Është përshtypje se pa realizimin Asociacionit nuk mund të ecet përpara në dialog”, shtoi ai.

Ambasadori, tutje, tha se kjo çështje po fryhet aq shumë krejt pa nevojë, mendoj se këtë çështje duhet të demistifikojmë duke zgjidhur atë në kuadër të Kushtetutës.

Më tej, ambasadori foli për deklaratat e presidentit serb Vuçiq lidhur dokumentin në fjalë, për të cilin ka deklaruar se ka lexuar një dokument të tillë dhe pastaj para gazetarëve ka theksuar se nuk është i çmendur të lexojë një dokument që nuk ekziston, ambasadori gjerman shtoi se “së pari dëshiroj të theksoj që në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Lajçakut e mbështesim me gjithë fuqinë, ndërsa lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiq, nëse do të niseshim të komentonim deklaratat e tij, do të kalonim kohë duke qëndruar me ditë këtu.”

I pyetur nëse ekziston ndonjë dokument tjetër të paraqitur nga këshilltarët francez e gjermanë, të cilët tash së voni iu kanë bashkuar Lajçakut në lehtësimin e dialogut Kosovë –Serbi, ambasadori gjerman theksoi se “ne mbështesim përpjekjet e Lajçakut dhe natyrisht që ka një kornizë ku thuhet se duhet të ketë normalizim të plotë që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në mes të dyja vendeve. Këtë e ka thënë edhe kancelari Sholz kur ishte në vizitë në Kosovë, se pa njohje reciproke mes të dyja vendeve çdo gjë tjetër do të ishte e pamundur.

“Gjermania me angazhimin e të deleguarit të posaçëm Sarazin ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu edhe vizita e Lajçakut kohëve të fundit në shoqërim të këshilltarit të kancelarit Sholz dëshmon këtë. Me këtë iu themi palëve dialoguese se sa i rëndësishëm është dialogu”, theksoi ambasadori gjerman

Ndërkaq lidhur me targat që sipas marrëveshjes deri më 1 tetor ato duhet të konvertohen në RKS, ambasadori theksoi se duhet të gjendet një kompromis dhe mendoj shpesh se si të bëhet kaq një krizë masive për një gjë e tillë.

“Ndaj bëj apel te të dyja palët që të gjejnë një kompromis. Natyrisht se Kosova ka të drejtë, por duhet të gjejnë një zgjidhje kalimtare që të gjitha palët të përfshihen në këtë proces dhe të gjendet një rrugë mesi, sikurse zgjidhja e dokumentacionit për letërnjoftimet në Bruksel, ashtu edhe çështjet tjera, si p.sh. Asociacioni, etj”, deklaroi ambasadori Rohde.

E, për tensionimin e situatës në veri ambasadori gjerman theksoi se nuk është mirë të përdoret një retorikë lufte, duke shtuar se Kosova qe 20 vjet ka prezencën e KFOR-it, i cili është këtu për të siguruar stabilitetin dhe mund ta bëjë këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme