Ambasadori gjerman mirëpret heqjen e kufizimit ndaj mallrave të Serbisë në Merdare

19:15 | 7 Tetor 2024
E.G

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia.

Ai tha se ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s, shkruan Arbresh.info.

“Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, ka shkruar ai në X.

 

Ndryshe, Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur më herët gjatë ditës se është hequr ndalesa në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë.

Kurti konfirmon ndryshimin e masave për importet nga Serbia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme