Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterët Pa Kufij” për indeksin e lirisë së shtypit, ku Kosova renditet në vendin e 75 që shënon një rënie për 19 vende.
Rode, në një postim në platformën X, thotë se mediat si shtylla e katërt e demokracisë duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Ai thotë se në Kosovë media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal dhe njëkohësisht përmend rënien për 19 vend, njëherësh kërkon kthesë në këtë drejtim.
“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosovë, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapo publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders / RSF), tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një kthesë!”, ka shkruar Rohde.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...