Google ADS

Ambasadori gjerman: Mbështesim plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

15:15 | 29 Nëntor 2022
A. B.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.


Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme