Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka marrë një replikë të fuqishme nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Teksa Selimi përmes një postimi në Twitter se shteti gjerman do të rris lejet e punës për Ballkanin.
“Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë që largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar Selimi.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadorit gjerman i cili ka thënë se nuk e ka këtë informacion. Madje ai duke ju referuar Selimit ka thënë se me siguri ka burime më të forta se vet ambasadori gjerman.
“Kënaqësi të mësosh më shumë për vendin tim, unë nuk e kam këtë informacion. Por sigurisht keni burime më të forta se unë në vendin tim”, i ka shkruar ambasadori Heldt, Petrit Selimit./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...