Google ADS

Ambasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

10:33 | 20 Tetor 2021
V. S.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode tha se Gjermania mbetet partnere e fortë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Këtë koment ambasadori gjerman e bëri pasi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog njoftoi se kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani i është dorëzuar Raporti i Progresit për këtë vit.

“Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, shkroi Rohde./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme