Google ADS

Ambasadori gjerman: Do të mbështesim Kosovën në mbrojtje të mjedisit

10:23 | 16 Shtator 2019
Arbresh.info

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka premtuar mbështetje të vazhdueshme të shtetit që ai përfaqëson në fushën e mbrojtjes së mjedisit ë Kosovë.

Heldt këtë deklarim e bëri në edicionin e dytë të konferencës për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë “Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal.

Ai ka shtuar gjithashtu se duhet punuar për energji të ripërtritshme pasi Kosova ka kapacitete për të, shkruan arbresh.info.

“Gjermania ka mbështet dhe vazhdon ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së e në veçanti në fushën e mjedisit. Energjia e ripërtrishme e të tjera fusha do të mbështeten edhe këtë vit. Së bashku me ju dhe shumë partner të tjera në Kosovë do t’i bashkojmë forcat dhe do të rrisim investimet në sektorin e mbeturinave dhe ujërave në Kosovë. Kosova ma dy herë më shumë diell sepse Gjermania dhe për këtë duhet duhet ta shfrytëzoj dje të bëhen investime”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman ka uruar që Qeveria e re të punoj më shumë në këtë drejtim.

“Këtu do të mbahen zgjedhje dhe shpresoj se Qeveria e re do të punoj më shumë në këtë drejtim e pas një viti do të. Ne do të qëndrojmë pranë jush, për të u mbështetur por pronësinë mbi të gjitha këto e ka populli i Kosovës”, ka thënë ai.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës (KSDW) dhe Java e Diplomacisë së Klimës (CDW), dy ngjarje ndërkombëtare të niveleve të larta (konferenca) që shqyrtojnë sfidat kryesore të mjedisit dhe ndryshimet klimatike të Kosovës, po organizohen për herë të dytë (KSDW) dhe herë 3-të (CDW) të Kosovës. Një seri ngjarjesh (konferencash), do të bashkojnë aktivistët dhe autoritetet e mjedisit / ndryshimeve klimatike kombëtare dhe ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur vetëdijen për çështjet e ngutshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme