Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, ka reaguar për një incident në Veri ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan.
Ai të martën është kritikuar nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka kërkuarnga ambasadori të reagojë, duke shtuar se “për raste tjera ai reagon në sekonda”.
Për këtë rast ka pasur reagime nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, por edhe prej zyrës së Bashkimit Evropian. Ndërkaq sot erdhi edhe reagimi i ambasadës së Gjermanisë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman ka kërkuar nga Policia hetim të gjerë.
Ai u pajtua me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë që dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë të Policisë.
Policia e Kosovës të martën ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.
”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën. /Arbresh.info/
I fully agree. Yet another worrying security incident. It’s good to see that @Kosovo_Police reacted with extensively investigating the case. Possible misconduct by the police need to be scrutinized like any other. I wish the victim a speedy recovery. https://t.co/VqNBTSpXfC
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 12, 2023
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...