Ambasadori Gjergj Dedaj infektohet me Covid-19

19:37 | 8 Dhjetor 2020
L G

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj është infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimin në Facebook.

Dedaj, thotë se pas disa analizave që ka bërë në njërën nga klinikat në Shkup, ku ushtron detyrën e tij si ambasador i Kosovës, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 raporton arbresh.info.

Ai, thotë se kjo ishte e pritur, pasi ambasada në krye të së cilës është ai nuk e ka ndalur punën për asnjë moment edhe pse në kohë pandemie.

Krejt kjo, sipas tij për të qenë më afër nevojave të qytetarëve kosovarë në Shkup.

Ai thotë se si shumë sfida të tjera, edhe këtë do ta tejkalojë.

“Pas analizave të bëra ne njërën nder Klinikat e Shkupit, rezultova POZITIV me COVID-19!
Kjo ishte me se e pritur, ngase qe nga shfaqja e kësaj pandemie, as kur ishte ore policore dhe as gjendje e jashtëzakonshme, edhe gjate te shtunave dhe te dielave, ne Republikën e Maqedonisë se Veriut, për asnjë ditë, as ore, nuk e ndalëm punën në ambasadën e RKS, në Shkup, për të qenë afër nevojave të qytetarëve tanë, të sëmurë, të vdekur në spitalet e Shkupit, të mbetur në kufij dhe aeroport”, ka shkruar Dedaj./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Te dashur familjare, miq dhe bashkepuntore!
Pas analizave te bera ne njeren nder Klinikat e Shkupit, rezultova POZITIV me COVID-19!
Kjo ishte me se e pritur, ngase qe nga shfaqja e kesaj pandemie, as kur ishte ore policore dhe as gjendje e jashtezakonshme, edhe gjate te shtunave dhe te dielave, ne Republiken e Maqedonise se Veriut, per asnje dite as ore, nuk e ndalem punen ne ambasaden e RKS, ne Shkup, per te qene afer nevojave te qytetarve tane, te semure, te vdekur ne spitalet e Shkupit,te mbetur ne kufinj dhe aeroport!

Une kam kaluar shume sfida jetesore, ball per ball vdekjes me forcat serbe per lirine e Kosoves!
Ne fakt as vete nuk e kuptoj arsyen se si mbeta gjalle!
Ju lutemi per kujdes te shtuar, ruajeni veten dhe familjet tuaja!
Ju dua shume!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme