Google ADS

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti i Portugalisë

14:53 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Presidencial në Lisbonë, më 6 prill 2017, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Portugeze me rezidencë në Paris, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Portugeze, z. Marcelo Rebelo de Sousa.

Përveç mesazheve të miqësisë për Portugalinë të cilat i transmetoi tek presidenti Rebelo de Sousa, Ambasadori Gashi e theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Presidenti Rebelo de Sousa e nënvizoi miqësinë e vendit të tij për Kosovën dhe tha se Portugalia do të qëndron pranë Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme