Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë kishte shpërndarë një shkrim rreth vrasjes së një mësuesi në Francë pasi i kishte treguar nxënëseve të tij “karikatura të profetit”, por artikulli si forcë ilustruese kishte karikaturat.
Melizaj Haradinaj-Stulla ministrja e Punëve të Jashtme e cila edhe është shefe diplomatike e misioneve jashtë Kosovës, nuk e ka thënë asnjë fjale për këtë.
Arbresh.info, ka dërguar pyetje lidhur për masat që do të merren ndajë ambasadorit Gashi, por nuk kanë kthyer përgjigjur për këtë
Gashi me këtë postim ka nxitur reagime të shumta bile edhe është kërkuar shkarkimi i tij nga pozita e ambasadorit, shkruan arbresh.info.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Kosovë mbi 90 % e qytetarëve i takojnë besimit mysliman.
Publikimi i karikaturës së profetit Muhamed përbën vepër penale.
Ndaj shpërndarjes së karikaturës nga ana e ambasadorit Gashi, ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezaj, e cila tha se “është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të)”.
“Ky veprim përbën skandal, dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra. Dikur i akuzuar për sponsorizimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë, i lartpërmenduri vazhdon veprime të turpshme në shpërputhje të plotë me vlerat dhe përcaktimin që ka kultivuar populli ynë ndër shekuj”, ka shkruar Demi-Murtezaj.
Deputetja shtoi se duhet veprim konkret në funksion të ndëshkimit dhe parandalimit të ndonjë akti tjetër të mundshëm të këtij lloji.
Ndërkaq, ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka thënë se ambasadori Qëndrim Gashi ka bërë vepër të ultë dhe të pamoralshme, duke ditur se “ai paguhet nga populli i Kosovës”.
“Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme”, shkruan ndër të tjera Kelmendi.
Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se publikimi i karikaturës së profetit Muhamed, përbën vepër penale “që sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohet me 1 deri në 8 vite burgim”.
“Por shtrohet pyetja: A ka Kosova ndonjë prokuror? Ky veprim vënë në telashe edhe Qeverinë Franceze, sepse është vepër penale edhe sipas ligjeve të Francës”, ka shkruar Spahiu.
Ripostimi i karikaturës së profetit Muhamed nga ambasadori i Francës erdhi disa ditë pas vrasjes së mësuesit francez Sameul Paty, pasi u kishte treguar nxënësve karikaturat e profetit Muhamed në klasë.
Mësuesit i është prerë koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior, nga një 18-vjeçar, i cili më pas është qëlluar për vdekje nga policia. Në fillim të këtij muaji, Paty u ka treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes, duke zemëruar një numër të prindërve myslimanë.
Dispozitat e fesë Islame ndalojnë çdo përshkrim të figurës së profetit Muhamed, duke e konsideruar blasfemi.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump e quajti Kosovën vendin me shumicë myslimane ashtu edhe siç është realiteti i Kosovës, ku në bazë të regjistrit të fundit të popullsisë Kosova ka rreth 97% të banorëve të saj mysliman./Arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...