Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, tha ndonjëherë ka “njëfarë lodhjeje nga zgjerimi” në opinionin publik në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se i bëhet qejfi që këtë e theksoi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të mërkurën priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Sipas Cochard, dinamika e procesit të anëtarësimit nuk është e lidhur me luftën në Ukrainë, sepse e gjithë kjo është thënë shumë më herët.
Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë, ambasadori francez në Serbi tha se “ka nevojë për harmonizim pasi Serbia është kandidate për anëtarësim në BE” dhe shtoi se është normale të insistohet në një vizion të përbashkët.
Cochard vlerësoi se Serbia “e pranoi se pushtimi i Ukrainës ishte një shkelje e integritetit të saj territorial” dhe theksoi rëndësinë e votimit të Serbisë “me shumicën dërrmuese të vendeve” në Kombet e Bashkuara, raporton Fonet.
“Është një njohje e kërcënimeve me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për luftën që Rusia po bën kundër një shteti sovran”, tha ai.
Ai theksoi se Serbia duhet të mbajë një “pozicion të përbashkët” me vendet e BE-së kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...