Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot nuk sheh ndonjë zgjidhje më të mirë për normalizimin e marrëdhënive Kosovë – Serbi sesa plani franko-gjerman.
Ambasadori francez në emisionin “FIVE” ka theksuar se ky plan ka avantazhe për të dyja vendet, teksa thotë se ky propozim siguron gjërat për Kosovën që i ka kërkuar me vite.
“Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër këtu përpos planit franko-gjerman, është një zgjidhje që është propozuar në shtator 2022 dhe është diskutuar dhe përfundimisht ka dalë në shkurt 2023 dhe siç tha Rohde ka dhënë shumë avantazhe për Kosovën, reloacione më të mira, integritetin territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe gjëra të tjera, për të cilat ka luftuar Kosova ndër vite”, ka thënë Guerot.
Ai ka përsëritur kërkesën e vendeve të QUINT-it duke thënë se edhe Franca pret nga Kosova të kryejë detyrat e saj dhe të procedojë tutje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai thotë se drafti për Asociacionin është një draft i mirë duke potencuar se këtë e mendon edhe qeveria e Kosovës pasi ende nuk ka ndonjë propozim tjetër për këtë draft nga ana e tyre.
“Jo vetëm që unë mendoj që është një draft i mirë mendoj se edhe qeveria pajtohet, sepse edhe kryeministri është shprehur i gatshëm të pranojë nëse është brenda pakos, nuk ka propozuar ndonjë ndryshim, nuk mendoj se është keq drafti, ky dokument nuk jep fuqi shtesë komunave ashtu shkruhet dhe ashtu ka të bëjë me përmbushjen e fuqive të tyre të cilat i posedojnë, është plotësisht i ligjshëm. Nga Kosova presim Asociacionin, dhe është artikulli tjetër që flet për Kishën Ortodokse Serbe, duhet të procedojmë tutje për interesin e Kosovës ”, ka thënë Guerot.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...