Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online dedikuar raportit të Francës me Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.
Falconi tha se Kosova nuk po përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kur flisni për vizat në Kosovë unë nuk dua të flas me kompetencë, sepse unë nuk jam ambasador i Francës në Kosovë. Por dua të them së pari se, Kosova nuk po përkushtohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe pika e dytë është se, ka kushte speciale për liberalizimin e vizave që nuk janë përmbushur nga Kosova”, ka thënë ambasadori.
Diplomati në këtë mënyrë iu përgjigj kritikave të ekspertit për Ballkanin, Loic Tregoures, i cili vlerësoi se në opinionin francez ka një nyjë që nuk po zgjidhet dot karshi liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Parlamenti, Komisioni Evropian si dhe shumica e vendeve evropiane pajtohen për liberalizimin e vizave. Por, në Francë ekziston perceptimi se kur të ndodh kjo, mijëra njerëz nga Kosova do ta pushtojnë vendin e do t’i vjedhin vendet e punës. Natyrisht asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Por po e përsëris, perceptimi ka rëndësi. Nëse mendoni se diçka e tillë ndodhë, atëherë ju merrni vendim për të mos ecur përpara”, tha ai.
Në debatin organizuar nga Qendra e Beogradit për politika të sigurisë, Falconi foli edhe për metodologjinë e prezantuar nga Franca që është qasje e re evropiane kundrejt gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, ka vullnet politik që anëtarësimi të ndodhë, por se suksesi në krejt proceset euro-integruese arrihet me përmbushjen e kushteve.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...