Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se një pjesë e punës së tij ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Guerot mes tjerash, në një intervistë për Klankosova.tv ka potencuar që presin që të arrihet një marrëveshje në mes dy vendeve sa më shpejt.
“Sa më shpejt të jetë e mundur! Është në interes të Kosovës. BE-ja ka bërë një propozim për një statut të Asociacionit. Presim që të zbatohet shpejt. Dy vendet, Kosova dhe Serbia, morën angazhime gjatë shkurtit/marsit të kaluar, veçanërisht ndaj BE-së”, ka deklaruar Guerot në një intervistë për Klankosova.tv.
Diplomati francez, punën si ambasador në Kosovë e vlerëson me momente dramatike, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Ai flet edhe për aspektin e sigurisë, duke thënë se ka rreziqe të shumta për tensione të reja në vend.
“Një pjesë e rëndësishme e punës sime ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin Franca luan një rol të konsiderueshëm mbështetës. 15 muajt e kaluar që kur kam dorëzuar letrat kredenciale kanë qenë shumë intensive për këtë çështje, me momente tensionesh të larta dhe madje edhe momente dramatike siç ishte sulmi në Banjska më 24 shtator, por edhe progres, duke filluar me miratimin e marrëveshjes së Brukselit/Ohrit dhe propozimin nga ndërmjetësuesi evropian i një draft-statuti për Asociacionin”, ka shtuar më tej Guerot.
“Ky propozim e bën perspektivën e Asociacionit njëkohësisht shumë konkrete dhe shumë më pak shqetësuese për ata që kishin frikë se Asociacioni do të mund të ishte antikushtetues. Gjithashtu është duke u zgjidhur edhe çështja e targave dhe vërej se qytetarët serbë po e shfrytëzojnë mundësinë për të kërkuar votim për revokim të kryetarëve të komunave të zgjedhur më 23 prill. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin sigurisht të ligjshme, por ato nuk ofrojnë një zgjidhje politike afatgjatë. Është pozitive që qytetarët po e përdorin këtë procedurë të ofruar nga institucionet e Republikës së Kosovës për të përmirësuar gjendjen. Pra në përgjithësi, 15 muaj shumë të ngarkuar, me shumë kontraste, mbetet shumë për të bërë, me shumë rreziqe për tensione të reja, por edhe arritje konkrete pozitive dhe këto janë ato që dua të mbaj në mend”, theksoi ambasadori francez Olivier Guerot.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...