Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë folur për shumë çështje që kanë të bëjnë mes Kosovës, vendeve të tyre dhe BE-së.
Situata e fundit në veri dhe Asociacioni, ishin ndër temat kryesore.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha në RTK se do të pajtohej e duket paksa e zbehtë apo e tensionuar situata, por sipas tij, kërkohen liderë që arrijnë të shohin pasqyrën më të gjerë edhe përtej krizës aktuale, se cili është qëllimi strategjike se si të arrihet atje.
“Ne jemi ambasador në Republikën e Kosovës dhe kemi qëllimin strategjik të përbashkët, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’, tha ai, duke shtuar se ekziston një rrugë që është përcaktuar qartë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër.
Ai u shpreh se nuk është lehtë që Kosova të ndërmarrë disa hapa edhe në kuptimin e Asociacionit.
“Siç e thashë, kur punohet në BE, nënkupton se çdo ditë ka kompromise. Kur Kosova të jetë në BE do të raportoni për diskutime të përditshme të vështira në Bruksel, por në fund arrihen kompromise”, tha ai, sipas të cilit, të njëjtën gjë po thonë 27 vende, SHBA e Britania e Madhe që po kërkojnë Asociacionin.
“Nuk besoj se e kemi gabim. Puna në BE ka të bëjë me të diturit se kur duhet të dëgjohet pala tjetër, kur të lëshosh pe edhe nga pozicioni yt, apo edhe dorëzim sovraniteti me masa të caktuara në BE”, shtoi ai.
Ndërkohë, ambasadori gjerman, Rohde, duke folur për masat e ndërmarra ndaj Qeverisë së Kosovës, e konfirmoi se disa takime janë shtyrë.
“Nuk duhet të hyj në thellësi, por nuk dua të flas për marrëdhëniet që po ftohen, por të flas për marrëdhëniet që do të përmirësohen e në këtë drejtim na duhen disa hapa nga Qeveria e Kosovës”, tha ambasadori i Gjermanisë.
Ai u shpreh se këta hapa po priten nga BE, SHBA e Britania e Madhe.
“Edhe një fjalë dua të them se politika e mençur për mua është se një nga hapat e vështirë për Kosovën është themelimi i Asociacionit dhe tani kemi disa propozime. Edhe kryeministri i Shqipërisë ka bërë propozim. Por aktori më i rëndësishëm në këtë hapësirë është Qeveria e Kosovës”, tha ai, duke pyetur se përse ajo nuk e ofron një propozim statut në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që i përmbushë kërkesat e Qeverisë.
“Ata janë pajtuar dhe nuk është politikë e mençur të mos bëhet asgjë. Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit dhe palët kanë thënë se do të themelohet e së është obligim i Kosovës”, u shpreh ambasadori gjerman.
Ai shtoi se duhet parë pastaj edhe perspektiva e Serbisë, për zhbërje të strukturave paralele dhe do të kishte zgjidhje të përhershme në vend të këtyre përplasjeve të vazhdueshme.
“Duam zgjidhje të përhershme dhe duhen kompromise, edhe Serbia duhet të bëjë kompromise e besoj se kjo është e bukura e propozimit evropian, që ofron gjëra shumë të rëndësishme për të dy palët e sidomos për Kosovën, sepse është njohje de-fakto, e nuk mund të ketë më fushata kundër Kosovës për çnjohje e anëtarësim në të gjitha organizatat”.
Rohde tha se nuk shikon rrugë tjetër e nëse nuk bëhen kompromise, do të jetë e vështirë. “Por tani situata është shumë shqetësuese sepse ka një rrezik të eskalimit të mëtejshëm të situatës që të dalë nga kontrolli”.
Ndërkohë, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, u shpreh se do të donte shumë të komentonte ndaj propozimit të Kosovës për statut të Asociacionit e jo për propozimet e të tjerëve.
“Kjo është copëza që po mungon”, tha ai. Sipas tij, Kosova i përket BE-së e zgjerimi duhet të shkojë më tutje.
“Presidenti Macron mbajti fjalim të rëndësishëm në Bratislavë dhe si anëtarë të ardhshëm të BE-së, duam që Kosova të jetë shtet funksional sepse ideja e një Asociacioni është i lidhur me frikën që janë në vend se mund të jetë destruktive në raport me shtetësinë”, u shpreh ambasadori francez.
“Ne nuk duam që Kosova të jetë jofunksionale”, tha Guerot. “Ne kemi ndihmuar në krijimin e këtij vendi dhe e shohim si anëtar të BE-së dhe duam të jetë funksional si shtet”.
Ai u shpreh se tashmë ka propozime që janë vënë në tryezë dhe Asociacioni duhet të jetë në tryezë, në mënyrë që komunat të ndihmohen të ofrojnë shërbime.
“Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 e parashohin që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë statutin dhe këtë e themi për disa herë, por i mbetet Kosovës të bëjë propozim dhe Kosova do ta bëjë këtë në përputhje me Kushtetutën e vet”.
Ai u shpreh se përse të mos ketë një propozim nga Kosova mbi të cilin mund të komentohet. “Ka mënyra për ta bërë këtë dhe ashtu që Asociacioni të jetë i dobishëm për popullatën e shumë shpesh i harrojmë njerëzit e rëndomtë që duan të kenë jetë normale”.
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot tha se Asociacioni do të jetë për shërbime që do t’u ofrohen njerëzve e jo jo që ta bëjnë shtetësinë jofunksionale. “Është e mundur që Qeveria e Kosovës ta bëjë një propozim të tillë”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje