Ambasadori francez dënon dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri, kërkon nga Qeveria që të ndërmarrë masa

19:50 | 29 Maj 2023
E.H

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se sulmi ndaj trupave të KFOR-it dhe gazetarëve në veri nga protestuesit serb, është e pajustifikueshme.

Përmes një postimi në Twitter, Guerot i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërrmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi,

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR-it dhe gazetarëve. Këto akte duhet të ndalen. Shërim të shpejt për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për KFOR-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, shkroi Guerot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme