Google ADS

Ambasadori Delawie reagon për incidentin në Klinë

14:47 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar lidhur me incidentin të një ditë më parë në Poterq të Klinës, ku gjatë një manifestimi të serbëve është lënduar njëri nga ta.

Delawie në një postim në Twitter shkruan se qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen për të ardhmen dhe se të kthyerit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të sigurt.

“Qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen për të ardhmen. Të kthyerit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të sigurt. Jam i gëzuar që Policia e Kosovës ka menaxhuar situatën në Klinë, por nuk do të duhej të ishte e nevojshme. Dhuna nuk është përgjigje; nevojiten përpjeke serioze për pajtim për të arritur qëllimet e Kosovës”, shkruan Delawie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme