Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në vazhdën e takimeve me krerë të partive politike, që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 11 qershorit, ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Michell Schohn ka konfirmuar për Gazetën Express se Delawie ka realizuar një “takim privat” me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, ky është një nga takimet që Delawie po mban me zyrtarë të partive politike, të cilat kanë fituar mandate në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet 11 qershorit.
Schohn nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë është biseduar me krerët e VV’së, duke mos përmendur as cilët zyrtarë të Vetëvendosjes kanë marrë pjesë në takim. As Vetëvendosje nuk ka njoftuar për takimin me Delawie.
Ambasadori amerikan dje gjatë ditës ka takuar edhe kreun e PDK’së Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, të cilët në njoftimet e tyre kanë thënë se me përfaqësuesin e SHBA’ve kanë folur për krijimin e institucioneve të reja.
Në reagimin e parë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Ambasada Amerikane kishte shfaqur shpresën për “bashkëpunim të ngushtë me këdo që formon qeverinë e re”.
Vetëvendosje ka kultivuar raporte të këqija me ambasadën amerikane, të cilat kishin kulmuar me një incident në vitin 2013 kur ky subjekte kishte dalë kundër miratimit të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës në Parlamentin e Kosovës.
Përveç deputetëve Vetëvendosje në protestën e saj, kishte penguar edhe Ambasadoren Jacobson që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Ambasada e SHBA-së në Kosovë në reagimin e saj kishte bërë me dije se ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane ishin penguan fizikisht për të hyrë në Kuvend, edhe pse kishin ftesë zyrtare për të marrë pjesë në seancë. Madje në këtë përballje Ambasadorja e SHBA’së kishte përfunduar e gërvishtur në krah. Pas incidentit Tracey Ann Jacobson kishte publikuar një fotografi për të dëshmuar për dhunën e aktivistëve të Vetëvendosjes.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...