Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Gelawie, tha se ndjehet i zhgënjyer që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përfundojë punën, sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve vendor për Gjykatën Kushtetuese.
Ai këto komente i bëri përmes rrjetit social Twitter, ku gjithashtu i uroi mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP, shumë të rëndësishme”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë tre gjykatësit për Gjykatën Kushtetuese.
Në raundin e dytë në garë ishin Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli, ku asnjëri nga ta nuk arriti të marrë votat e nevojshme.
Në votimin e parë Kuvendi ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...