Ambasadori Cufaj pret në takim Viola von Cramon, kërkon mbylljën e procesit të liberalizimit të vizave

13:51 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj priti në një takim pune Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, Zonjën Viola von Cramon.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, shkruan Arbresh.info.

Në takim u fol edhe për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme