Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Drejtori i kësaj qendre, Ylber Topalli.
Gjatë këtij takimi, Dibrani e informoi ambasadorin Hargreaves për aktivitetet dhe rutinat e përditshme të të burgosurave në këtë qendër, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në fushën e korrektimit, risocializimit dhe rehabilitimit të tyre.
“Ambasadori Hargreaves përgëzoi stafin për punën e tyre të palodhur dhe për rezultatet e arritura në këto fusha. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e rezultateve edhe më të mira në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, Dibrani dhe Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan./Arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj