Ambasadori britanik në vend, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së fotodokumentarit “KFOR and Kosovo + 25” që shfaqet për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Hargreaves u shpreh i nderuar që mori pjesë në këtë ngjarje bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Lordin George Robertson dhe shumë të tjerë që përjetuan ardhjen e KFOR-it 25 vjet më parë, sipas tij, në mënyra të ndryshme.
“Fotografitë e Nick Sidle në hapje të ekspozitës ‘KFOR and Kosovo +25’ janë një vlerësim prekës dhe i përshtatshëm për humanizmin e atyre që luftuan dhe atyre që vuajtën, dhe ata që vuajnë edhe sot”, tha ambasadori me anë të një postimi në Facebook.
“Faleminderit për Sitakumari, ekipit në Heartstone dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në sjelljen e kësaj ekspozite të përshtatshme në Muzeun Kombëtar. Është e hapur për dy javë të tjera – shkoni dhe shiheni atë”, u shpreh ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...