Google ADS

Ambasadori britanik thirrje KQZ-së: Respektoni ligjin, jo interesat politike

09:54 | 24 Dhjetor 2024
E.G

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.

Me anë të një postimi në “X”, ai kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent, shkruan Arbresh.info.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.

“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas një zbatimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha ai.

Ndryshe, dje KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

Të ngjashme