Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas dështimit të votimit të Kodit Civil i cili do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.
Abbott në një postim në ‘facebook’, ka thënë se është shumë i zhgënjyer për këtë fakt, shkruan arbresh.info
“Jam i shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha, në Kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë komunitetin LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”- deklaroi Abbot.
Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar të votojë në lexim të parë Projektkodin Civil të Kosovës.
Për këtë Projektkod Civil nuk ka pasur unitet as në partinë kryesore, Lëvizjen Vetëvendosje.
Projektkodi Civil e definon martesën ndërmjet personave me gjini të ndryshme, si dhe në veçanti për Nenin 1138, paragrafi 2, i cili parasheh “bashkësitë e regjistruara civile me seks të njëjtë”.
Në Projektkodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”. / arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...