Ambasadori britanik reagon për aksidentin në Gjilan  

17:39 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar për aksidentin e sotëm në Gjilan.

O’Connell përmes një postimi në facebook ka shkruar se mendja e tij është te viktimat dhe dhe familjarët e tyre, shkruan arbresh.info.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ngjarja tragjike në Gjilan sot, veçanërisht me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar O’Connell”, ka shkruar ai.

Ndryshe për aksidentin e sotëm në Gjilan ku humbi jetën një person dhe mbetën të lënduar 16 të tjerë kanë reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./Arbresh.info/

Lexo edhe: Veseli i tronditur me aksidentin në Gjilan, kërkon zbardhje të rastit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme