Google ADS

Ambasadori britanik për aksionin në veri: Veprime të tilla rrezikojnë të nxisin tensione

23:32 | 30 Gusht 2024
K.B

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u mbyllen pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.

Ai ka thënë se veprimet e sotme në veri të Kosovës rrezikojnë të nxisin tensione, shkruan Arbresh.info

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u mbyllen pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.

Në reagimin e tyre thuhet se ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare.

“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim, shkruan Arbresh.info

Policia me aksion, po bastisen katër komunat veriore

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, ku u mbyllen objekte të komunave paralele serbe.

Ai ka thënë se njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme.

Këto komente ambasadori francez i bëri në rrjetin “X”, ku tha se këto veprime nuk janë të mirëseardhura.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.

Siç njofton policia, gjatë aksionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte, shkruan Arbresh.info

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave policore në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë veri, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë.

Policia njofton se i tërë operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, përderisa ka përfunduar në orët e mbrëmjes pa ndonjë incident apo rast për tu veçuar, ndërsa procedurat e mëtejme hetimore do të vazhdojnë nga njësitet relevante policore nën autorizimin e prokurorisë kompetente./Arbresh.info/

Edhe Franca kundër aksionit në veri: Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme

Policia me aksion, po bastisen katër komunat veriore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme