Ambasadori britanik: Nëse fiton Evertoni do të blej fabrikën e birrave

12:45 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, për rreth një orë i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të bëra në rrjetin social facebook.

O’Connell u pyet për tema të ndryshme ndërsa një prej pyetjeve kishte të bënte edhe me futbollin, shkruan Arbresh.info.

I pyetur se kur do të bëhet Evertoni kampion a do ta qeros me një birrë, ambasadori i’u përgjigj se do ta blejë gjithë fabrikën e birrave.

“Nëse Everton behet kampion sivjet, do te blej gjithë fabrikën e birra Peja”, ka shkruar Connell.

Ndryshe ambasadori britanik në Kosovë është tifoz i skuadrës angleze Everton./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme