Ambasadori britanik në Qeveri

17:21 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott është takuar pak minuta më parë me kryeministrin Albin Kurti.

Televizioni T7 raporton nga vendi i ngjarjes se ambasadori Abott është parë duke dalë nga ndërtesa e qeverisë vetëm pak minuta më parë pas takimit që e pati me Kurtin.

Tashmë, veçse ka filluar takimi i kryeministrin me partnerin e koalicionit, liderin e LDK-së, Isa Mustafën, ku temë kryesore e diskutimit është taksa dhe reciprociteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme